Avokati serb: Do ta paguajmë shumë shtrenjtë atë që Vuçiqi bëri në Banjskë

ina-online
ina-online

24/12/2023

Aleksandër Olenik, avokat serb dhe ish-deputet në Kuvendin e Serbisë, deklaroi se fushata propagandistike e Serbisë nëpërmjet të ashtuquajturës “botë serbe” gati sa nuk çoi në ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në rajon, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” të dielën, ai shtoi se Ballkani Perëndimor veçse është destabilizuar, ndërsa paralajmëron se në vitet pasuese, populli serb do ta paguajë shumë shtrejtë, siç konsideroi ai, populizmin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili për 12 vjet kontrolli gjithçka në Serbi.

“Rajoni është i destabilizuar në disa nivele. Ajo politikë çoi në një konflikt të armatosur në Kosovë… Në vitet në vijim do t’i paguajmë edhe më shtrenjtë të gjitha iluzionet e së djathtës, populizmit dhe pushtetit 12-vjeçar të Vuçiçit”, nënvizoi Olenik, i cili është në mesin e pak zërave të mbetur opozitarë në Serbi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksidenti presheve

Preshevë, tre emigrantë të vdekur e 11 të plagosur

radojcic milan

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

ikja banjske grupi terrorist veri

Dëshmi se Vuçiç ka organizuar dhe urdhëruar sulmin në Banjskë

spajiq

Mali i Zi, mes synimit dhe pengesave drejt integrimit evropian

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

Aksident

Aksident fatal, humbin jetën dy të rinj nga Ulqini dhe një vajzë nga Tivari

lajcak alicia  Kearns

E papritur: Lajçak takohet me Alicia Kearns, ky ishte diskutimi mes tyre

jusuf buxhovi

Buxhovi ka një mesazh për politikanët shqiptarë në Ballkan!

Aleksej Navalny

Vdes në burg kritiku i Putinit, Navalny

INFO

NA NDIQ