Avokati serb vendosi lule te varri i Blerina Jasharit në Prekaz: E kemi obligim, nuk frikësohem (VIDEO)

ina-online
ina-online

18/01/2024

Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili së fundmi u raportua se u rrah brutalisht nga BIA serbe, ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Stojkoviç ka thënë se nesër do të shkojë ne Beograd dhe se nuk frikohet sepse sipas tij, është obligim të bëjë atë që është e drejtë dhe e duhur.

“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur”, ka thënë ai.

Stojkoviç te varri i Blerina Jasharit ka lënë edhe një mesazh.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘M’fal’”, thuhet në mesazh.
I pyetur për gjendjen e Sanduloviç, ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë, por aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

“Dhuna që ai ka përjetuar, dora dhe këmba e djathtë janë të palëvizshme. Ka një bri të thyer dhe ai është në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën”.

Ndryshe politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç, ishte liruar pas disa ditë paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij Stojkoviç, duke sqaruar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

Sanduloviç vitin e kaluar bëri homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz duke vendosur një kurorë në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /Albanianpost.com

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

ahmeti zaev kovacevski

BDI a e mashtroi LSDM-në për “Frontin Europian”? (VIDEO)

Hovenier

Hovenier: Marrëveshja e Ohrit mbetet ligjërisht obligative.

kovacevski

Kovaçevski premton rroga minimale nga 600 euro dhe rroga mesatare nga 1000 euro

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

administrata

Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

ministria shendetesise instituti i shendetit publik

Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

INFO

NA NDIQ