Avokati shqiptar Mirsad Musliu në mbrojtje të një martese të dyshuar

0

Më 21 dhjetor Samir Kesetoviq (50) u martua me Tatjanën e tij (26). Por për momentin ajo nuk mund të qëndrojë në Austri, pasi autoritetet janë të dyshimtë.

Shoqërim i keq për Samir Kesetoviqin nga St. Pölteni: Më 21 dhjetor 2020, pesëdhjetëvjeçari i kishte thënë po Tatjanës (26) në kryeqytetin e Austrisë së Ulët, St. Pölten.

Vetëm se: Autoritetet me sa duket janë të dyshimtë me rrethanat dhe dallimin e moshës, tani policia po heton dyshimin për një martesë fiktive. Pasi shtetasi boshnjak dyshohet se është martuar me bashkatdhetaren e tij vetëm për shkak të lejeqëndrimit. Kryebashkiaku Josef Kronister: thotë: «Thjesht, një çështje rutinë. Sikurse në shumë raste të tjera”.

Ndërsa për Shtegu.com është prononcuar edhe avokati shqiptar tashmë i njohur në Austri, Mirsad Musliu, i cili ka deklaruar: “Është e pabesueshme që mosha të jetë arsye për të dyshuar nënjë martesë. Tatjana është motër medicinale dhe nuk i nevojitet martesë për të marr lejeqëndrimi në Austri”.