Avokati shqiptar zbulon skemën e Pentagonit për komunat veriore dhe paralajmëron fundin e Vuçiçit si të këtij politikani

INA
INA

01/06/2023

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka analizuar situatën e fundit në veri të Kosovës.

Teksa e ka quajtur Aleksandar Vuçiçin “vrasës i bandës së Milosheviçit”, Ngjela ka thënë se KFOR-i theu bandat e krimit serb, pasi përplasja e fundit Kosovë-Serbi, i diskreditoi serbët historikisht, përcjell Bota sot.

Sipas avokatit, politika amerikane e ndjeu lëvizjen “kriminale” të Aleksandar Vuçiçit në veri, ndaj dhe do të vijë bashkimi i katër komunave me shumicë serbe me shtetin e Kosovës.

Ai parashikon që pas kësaj skeme të Pentagonit, Vuçiç do të përfundojë si Milosheviçi.

Reagimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Vuçiç, një vrasës i organizuar me bandat e Milosheviçit, tani doli hapur me tendencën e tij kriminale, por në fakt u ndesh kundër forcave të NATO-s që mbajnë emrin KFOR dhe që ruajnë rendin e brendshëm në Kosovë.

Janë katër komunat serbe në Veriun e Kosovës: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok që e kanë futur historinë e Kosovës në një trajektore të re për të garantuar kufirin real të shtetit të ri shqiptar.

Dhe tani pyetja është kjo:

Çfarë akti do të ndërmarrë Uashingtoni për këtë krim kundër Perëndimit?

Ndërkohë po pritet ndërhyrja e Uashingtonit për të vendosur personalitetin e NATO-s. Por, kuptohet se në këtë lojë të mprehtë, skemën fituese po e përpunon Pentagoni.

Sepse tani dihet me fakte botërisht që Aleksandër Vuçiç ka fyer personalitetin e NATO-s me një krim publik ku ka plagosur 30 ushtarë të saj.

Kursei Albin Kurti tani duhet të jetë në lartësinë e duhur, sepse Vuçiçi ka rënë botërisht në një gjendje kriminale.

Po cila duhet të jetë zgjidhja ose skema e Pentagonit?

Zgjidhja historike e kësaj çështjeje është vetëm vënia në funksionim e administratës së re shqiptare me anë të të katër të zgjedhurve shqiptarë si kryetarë komunash. Dhe këtu, do të nisë revanshi shqiptar kundër pushtusve historikë.

Por, le të nisim arsyetimin…

Vuçiç me bandat e tij goditi Perëndimin. Ai, që nga data 25 maj e deri në ditën 27 maj të këtij viti, ka plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it

Deri tani në Kosovë është provuar se ka një numër të caktuar banditësh të ardhur nga Serbia, që janë të identifikuar.

Por, Vuçiçi është trembur, sepse strukturat ilegale janë banda kriminale të dërguara në Kosovë nga ai vetë.

Pse e bëri këtë Vuçiç?

Ky hap kriminal ekstrem u ndërmor sepse, nëse komunat do drejtohen nga shqiptarët e zgjedhur, serbët e atyre komunave do të largohen nga komunat drejt Serbisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

INFO

NA NDIQ