Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

INA
INA

10/12/2023

Katër persona të dyshuar, janë arrestuar deri tani për vrasjen makabre të 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Kjo e fundit u vra gjatë natës së 29 nëntorit në fshatin Bernicë të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit dhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, po mbahen në Burgun e Sigurisë së Lartë, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, ua caktoi nga një muaj paraburgim, një javë më parë.

Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit, ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla, që është edhe anëtar i FSK-së.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Prokuroria ka konfirmuar se është arrestuar edhe i dyshuari i katërt i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ka deklaruar se i arrestuari dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse”.

Ulaj ka thënë se pritet edhe të paraqitet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit.

Për vrasjen e Liridonës, po kërkohen dënime maksimale ndaj të dyshuarve, madje është përmendur edhe dënimi me vdekje.

Por, sipas avokatit shqiptar Spartak Ngjela, Murselin nuk e “kap” dënimi me vdekje, edhe sikur Kosova ta kthejë në fuqi të njëjtin.

​ “Edhe sikur të kthehet dënimi me vdekje, Murselin nuk e kap… se krimin e ka kryer kur në fuqi ka qenë Kodi Penal aktual i Kosovës”, ka thënë avokati Ngjela, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka treguar se pse nuk duhet të kthehet në fuqi ky dënim.

“Nuk duhet të kthehet me dënimi me vdekje, është katakter mesjetar, primitiv”, ka pohuar Spartak Ngjela.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

nexhmedin spahiu

Parashikimet e Profesor Spahiut që i vërtetoi koha

Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Kosovës: Roli i Shqipërisë nuk ka qenë dobiprurës këto kohë për ne

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

KRESHNIK-SPAHIU

Spahiu: Është koha që Shqipëria dhe Kosova të armatosen fuqishëm ushtarakisht

Labinota-Murtezi.png

Labinotë Demi Murtezi paditet për diskriminim të personave LGBTIQ+

Albin Kurti Shkup

Kurti tregon pse nuk mori pjesë në Samitin e Tiranës

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

INFO

NA NDIQ