Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

INA
INA

21/09/2023

Përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe udhëheqja e armenëve etnikë në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut pritet të takohen më 21 shtator në perëndim të Azerbajxhanit për të diskutuar për “riintegrimin”, përderisa Bakuja synon të konsolidojë përfitimet e bëra gjatë ofensivës ushtarake 24 orëshe që kreu në këtë rajon.

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha se marrëveshja e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Rusia më 20 shtator duke i dhënë fund luftimeve, kishte “rivendosur sovranitetin” e shtetit të tij.

Ai lavdëroi operacionin e forcave të shtetit të tij për të larguar udhëheqjen de facto në këtë territor. Ky operacion u zhvillua pothuajse tre vjet pasi gjatë një ofensive, Azerbajxhani mori shumë territore që për dekada kishin qenë nën kontrollin e armenëve etnikë – të cilët kishin mbështetjen e Jerevanit – dhe Aliyev tha se “vetëm në një ditë, Azerbajxhani përmbushi të gjitha detyrimet që ishin vendosur si pjesë e masave kundër terrorizmit”.

Udhëheqja e Nagorno-Karabakut – territor që ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe që armenët e quajnë Artsak – u detyrua që të pranonte kushtet e Bakusë për armëpushim. Operacioni ushtarak i Azerbajxhanit nisi më 19 shtator dhe paqeruajtësit rusë u dukën se nuk ishin të përgatitur ose nuk kishin vullnet që të reagonin.

Avokati i Popullit në Nagorno-Karabak, Gegham Stepanian, tha se të paktën 200 persona janë vrarë gjatë operacionit dhe mbi 400 janë plagosur gjatë luftimeve, përfshirë edhe fëmijë.

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, duket se u zu në befasi nga ofensiva azerbajxhanase dhe ka theksuar se Qeveria e tij nuk është përfshirë në përpilimin e armëpushimit. Megjithatë, ai mirëpriti ndaljen e luftimeve.

Takimi mes përfaqësuesve të Azerbajxhanit dhe udhëheqjes së Nagorno-Karabakut pritet të zhvillohet në Yevlaks, 265 kilometra në perëndim të Bakusë.

Ofensiva azerbajxhanase në Nagorno-Karabak u zhvillua një ditë pasi u lejuan të hynin në këtë rajon autokolonat e para me ndihmë humanitare. Kjo pasi në këtë rajon për nëntë muaj ka pasur bllokim të rrugës, që ka pamundësuar që të dërgohen ndihma humanitare, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bakuja që të lejohen dërgesat e ushqimit dhe të ndihmës tjetër.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno-Karabakun, një rajon malor i banuar me shumicë armene, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Marrëveshja e armëpushimit që u nënshkrua në fund të konflikt të vitit 2020, u cilësua si fitore në Azerbajxhan, por humbjet armene nxitën protesta disamujore në Jerevan, ku u kërkua dorëheqja e Pashinianit.

Nagorno-Karabaku dhe shtatë rajonet e afërta kanë qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që kur nisi lufta në fund të viteve ’80 – kur Bashkimi Sovjetik nisi të kolapsojë – dhe i hapi rrugë “konfliktit të ngrirë” prej tri dekadash./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

joshka fisher

Një “rrufe” bërthamore nga Joshka Fischer

bora-3

Në Siberi, -50 gradë – Moska sheh rekord të reshjeve të borës që shkaktuan vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

spitali - Gaza

Dita e 57 e LUFTËS! Më shumë se 15 mijë viktima në Gaza, Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv, Izraeli: Nuk ka armëpushim

gaza palestina izrael

IDF ka krijuar “mekanizmin e dekonfliktit” të Gazës me kërkesë të SHBA

erdogan-putin

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

gaza palestina izrael

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

INFO

NA NDIQ