Azir Aliu analizon profilin politik të Artan Grubit: Është person hibrid mes narcizmit dhe makiavelizmit, tenton të tregojë fuqi

ina-online
ina-online

08/02/2024

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në një intervistë në emisionin “10 minuta” në TV21 ka folur për zëvendëskryeministrit Artan Grubi, që sipas tij është i përfshirë në situatën e fundit me ASH-në.

Duke folur për propozimin e partisë nga ku vjen ai, që të shkarkohet nga posti i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aliu u ndalua edhe në seancën e djeshme të Qeverisë, ku sipas tij, të gjitha këto ndryshime kuadrovike bëhen me kërkesën e ministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi.

Aliu madje bëri një përshkrim të profilit politik të Grubit.

“Po ta analizoni profilin politik të Artan Grubit, është një profil hibrid mes narcizmit dhe makiavelizmit. Pse them është profil hibrid mes makiavelizmit dhe narcizmit? Ka disa tipare te ky profil politik, të cilin unë e kam definuar në formë hibride. Dëshiron të ketë shumë vëmendje, ka një dëshirë të jashtëzakonshme të jetë i fuqishëm, të reflektojë fuqi. Nga ana tjetër është një person që empatinë ndaj të tjerëve e ka në minimum. Është një profil manipulues i cili bën gjithçka për të arritur qëllimet e veta”, tha Aliu duke shtuar se ai është edhe “përçarës dhe manipulator”.

Aliu shkon më tej, thotë se për shkak të këtij profili kompleks të Grubit ndodhën edhe “përçarjet në BDI”, duke shtuar se edhe çështja e kryeministrit teknik ishte “për të bërë foto dhe video Artan Grubi”.

“Pastaj mos flasim për liderin e tyre – Ali Ahmetin. Nga një politikan shumë me përvojë, ai e bëri në një këngëtar folklorik duke bërë video dhe duke i shpërndarë në rrjete sociale…. Tani së fundmi, më vjen keq se unë e njoh edhe personalisht Talat Xhaferin. Për fat të keq është duke e ç’bërë edhe profilin e kryeministrit teknik edhe zotëri Xhaferit duke ia marrë hisen e menaxhimit”, tha më tej Aliu.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ