Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri prezantoi sot amendamentin e propozuar në Kuvend kundër fshierjes së diasporës shqiptare dhe kundër uljes së numrit të këshilltarëve në vendbanimet shqiptare.
“ Propozimi me këtë dispozitë, i dorëzuar nga kjo Qeveri është antikushtetues dhe diskriminues. NUK LEJOJMË këtë diskriminim, nëse nuk korigjohet, propozimin në tërësi DO TA BLLOKOJMË!”, theksoi deputeti Aziri.
Sipas një vendimi të Qeverisë të 24 shtatorit të 2024, vendoset verifikimi dhe zvoglimi i numrit të këshilltarëve komunal në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kjo përmes heqjes së banorëve rezident gjegjësisht diasporës.(INA)