Aziri: Ftojmë VLEN që të mbështes pr/ligjin tonë, që zgjidh problemin me lojërat e fatit

Picture of Ina Online
Ina Online

11/07/2024

Deputeti Elmi Aziri nga Fronti Europian njoftoi se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare propozimligjin për Lojërat e Fatit, i iniciuar shumë kohë më parë nga kjo parti.

“Sot në procedurë parlamentare lëshuam propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit, të inicuar shumë kohë më parë nga Aleanca për Shqiptarët e që parasheh mbylljen e objekteve të lojrave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me 5 yje. Gjithashtu propozimi parasheh edhe shtrenjtimin e taksës për reklamat që do të përfundojnë në llogari të komunave. Me këtë ligj përfundimisht zgjidhet problemi me kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit të cilat janë bërë fenomen shqetësues në vendin tonë. Objektet e lojrave të fatit do të largohen nga shkollat, çerdhet, por jo vetëm, ato do të largohen edhe nga lagjet, fshatrat e qytetet, nga shtëpitë tona dhe do të veprojnë vetëm në objekte të mbyllura, hotele me pesë yje ku do të pamundësohet që të frekuentohen nga të miturit, si dhe nga qytetarët që vijnë nga kategori të rrezikuara sociale. I bëjmë thirje edhe koalicionit vlen që të mbështesin këtë ligj si dhe të kushtëzojnë shumicën parlamentare të bëjë të njëjtën, ashtu siç u zotuan në fushatën parazgjedhore”, deklaroi Aziri. (INA)

TË FUNDIT

Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Studentët i prijnë popullit për rrëzimin e regjimit, Vuçiqi thotë se “e kuptuan mesazhin”

Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË