Aziri: Ky është kushti i ASH-së për “veting” në gjyqësor

0

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri në emisionin “Click Plus” në Tv 21 ka shprehur qëndrimet e partisë së tyre lidhur me reformat në sistemin e drejtësisë dhe procesin e paralajmëruar për “veting”. “Një veting i vërtet dhe real do të ndodhë vetëm nëse ky proces udhëhiqet në mënyrë direkte nga përfaqësues, ose më saktë ajo që është dhe propozim zyrtar i Aleancës që Prokurori i përgjithshëm të zgjidhet një personalitet i dëshmuar në fushën përkatëse me përvojë nga vendet antare të BE-së ose SHBA. Për këtë arsye Aleanca përmes deputetëve të sajë në Kuvendë ka propozuar edhe amandamente me të cilët do të eliminohen të gjitha pengesat ligjore që Prokurori të mundë të jet personalitet edhe jasht Maqedonisë së Veriut”, theksoi nënkryetari i ASH-së. Sipas tij, çdo zgjidhje tjetër, ose thënë më ndryshe një veting i udhëhequr nga prokurorë të vendit do të ishte edhe një tallje e radhës me drejtësinë dhe qytetarët e saj.