Aziri: Opozita shqiptare e ka varur pushkën te VMRO-ja!

INA
INA

15 Shtator, 2023

Pas kryetarit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela, edhe nënkryetari i këtij subjekti Elmi Aziri ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të partive opozitare shqiptare në Maqedoni. Aziri ka thënë se opozita e bashkuar shqiptare nuk është bindur as vetë se do t’i fitojë zgjedhjet dhe se gjitha shpresat i ka tek VMRO-DPMNE-ja.

“Deklarimi i Ziadin Selës është konform deklarimit që e bëjnë liderët e opozitës së bashkuar (siç po deklarohen) se gati në të gjitha paraqitjet e tyre rrallë herë mund të shohësh një bindje, një gatishmëri se do t’i fitojnë zgjedhjet, për të cilën unë nuk besoj, po, sigurisht, e varin pushkën te VMRO-DPMNE-ja. Ne nuk e kemi varur pushkën asnjëherë te asnjë subjekt tjetër politik, por e kemi varur te forcat tona vetanake”, tha Aziri në një intervistë për Alsat.

Ditë më parë, Ziadin Sela gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, tha se ASH-ja gjithomnë i’a ka zgjatur dorën Kasamit dhe Gashit për të krijuar frontin opozitar por se ata e kanë tradhëtuar.

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

https://www.facebook.com/alsatnmk/videos/156592000828482/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dëshira për zgjedhje, do t’i fitojmë 61 deputetë

zjarr sllupçan

QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoni

driton-nebiu

Nebiu nga ASH: Republika e Kosovës duhet të jetë prezentë në çdo forum ndërkombëtar! Zëri ynë do të jetë në funksion të Republikës së Kosovës kudo që ndodhemi!

IMG_5165

IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

INFO

NA NDIQ