Elmi Aziri: Kryeministri shqiptar, sado teknik apo edhe simbolik, po vendosim standard të ri. ASH vendimtare në dy momente

Picture of ina-online
ina-online

28/01/2024

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka thënë se si parti do ta mbështetin Talat Xhaferin si kryetar të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik.

“ Sot jemi këtu për të diksutuar e votuar një qeveri teknike, formulim i dalë nga marrëveshja mes partive kryesore parlamentare të kohës! Dhe që në fillim duhet të theksojmë se intrigues është definimi i i kësaj qeverie, rrespektivisht, dy tipare bien në sy gjatë këtij debati, dhe këtij propozimi! Teknik dhe Shqiptar.
Qeveria teknike është formulim që dëshmon se demokracia jonë dështon pikerisht në momentet kur duhet të triumfon, në momentet kur praktikohet përmes votës së lirë!
Vet theksi në këto dy tipare është shprehje e jo normales ose jo të zakonshmes! Themi jo të zakonshme sepse së pari ky është formulim i dalë nga marrëveshjet e partive në gjendje të jashtëzakonshme. Kohe kur vendi ishte zhytur në krizë të thellë politike e morale, shoqërore e institucionale! Ishte rezultat i demaskimit klasik të regjimit autoritar që i ishte kundërvënë partive politike, instituconeve, qytetarëve dhe survejonte me syrin e mprehtë çdo levizje antiqeveritare! Ishte kohë që dëshmonte dështimin e qeverisë, jo në mbajtjen e pushtetit me dhunë, por në realizimin e qëllimit primar: të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sigurinë! Pushteti i atëhershëm, edhe pas formimit të Qeverisë teknike të kohës, vazhdoi me tërë egërsinë e tij të ushtroje dhunë! Gjithçka kulmoi me 27 Prill me sulmin ndaj Parlamentit! Ishte mëshira e Zotit që ajo natë perfundoi pa viktima! Por nuk u pa Qeveria teknike!
Andaj, më të drejtë shtrohet dilema, cila është më e rëndësishme: forma apo substanca, teknikja apo politikja, apo janë institucionet e shëndosha e demokratike, zbatimi i ligjit e respektimi i Kushtetutës, dhe ndoshta më rëndësishmja Ndërgjegja njerëzore e vetëdija e lartë qytetare e shtetërore! Me këtë, dua të them që më shumë do të preferoja një Kryeministër Politik shqiptar se sa një të tillë teknik!
E kur jemi këtu, fatkeqësisht, nga deklarimet publike të disa partive politike mund të konstatojmë se një pjesë të madhe u mungojnë kto virtyte! Një pjesë nuk do ta votojnë këtë qeveri, sado i kamufluar dhe sado teknik arsyetimi, sipas të nënkuptueshmes, mosvotimi do të jetë për arsye të përkatësisë etnike të kandidatit për Kryeministër! Kjo aspak shenjë e mirë, veçanërisht kur vjen nga ata që pretendojnë të udhëheqin një shtet multietnik! Fatkeqsisht, politika ditore dominon mbi politikën shtetërore!
Në shtetet multitetnike, uzurpimi i të drejtës ekskluzive për ta udhëhequr atë, për ta definuar ardhmërinë e vendit nuk i takon vetëm një grupimi politik ose etnik! Kjo duhet të jetë objekt i koherencës dhe inkluzivitetit maksimal!
Ekziston një tendencë politike për kundërshtimin e një tendence historike e reale, bastardhimi i vlerave qytetëruese Evropiane dhe zëvendësimi i tyre me tipare të shoqerive autokratike! Mirëpo, nuk kemi rrugëdalje tjetër! Patjetër të përfillet realiteti multietnik! Formula e vetme dhe produktive është kohezioni ndëretnik! Kompromiset produktive janë parakusht për të! Por, kompromisi nuk nënkupton diferencime etnike, fetare e politike. Përkundrazi ai nënkputon pranimin dhe zhvillimin e diversiteteteve!
Tendencat reale e historike janë ato që i përfaqsojmë ne! Të ndërtohet një shtet oportunitetesh të barabarta, një shoqëri ku respektohet diversiteti kulturor dhe etnik, pa segregime e kufizime etnike e fetare, dhe ku jepen të drejta identike të gjithëve! Variantet dhe modalitetet tjera, në demokraci fragjile si e jona, e me tendenca t përzierjeve nga qendra jo dashamirëse do të prodhonin kriza të cilat do ta ruinonin edhe më shumë tendencën historike!
Megjithatë, jemi në një moment suksesi të zorshëm dhe jo të plotë! Them i tillë duke qenë dëshmitar i vështirësive për arritje të suksesit! Do të ishte i plotë po qese unanimisht, nga 120 deputetë do të votoheshte Talat Xhaferi për Kryeministër! Gjithmonë në përpjekje për të përçuar mesazhin e pranimit të diverzitetit etnik, kulturor e gjuhësor!
Prvoja 30 vjeçare e pluralizmit politik, vlerësoj se është e mjaftueshme që të dalim nga mënyra elementare e bërjes politikë, ku satanizohet kundërshtari dhe glorifikohet vetvetja në mënyrë jo kritike! Aleanca për Shqiptarët e ka dëshmuar me kohë, duke u udhëhequr nga motivet kombëtare se nuk bëhet peng i polarizimeve shkatërruese të kushtëzuara nga pozita e saj në skenën politike, veçanarisht në momente të këtilla! Vota e Aleancës ishte për Talat Xhaferin si kryetar i Parlamentit kur ne ishim opozitë e thellë!
Sadoqë është teknik apo edhe simbolik, ne sot po marrim pjesë në përurimin e një standardi të ri dhe si pjesmarrës i këtij momenti unë ndjehem i lumtur! Do të dëshiroja dhe do të punoja, që të avansohet ky standard pas zgjedhjeve të Majit!
Një Kryeministër Politik Shqiptar, Një President Shqiptar, Një Shef i Gjeneralshtabit të Armatës së një vendi antarë rë Natos, do të ishte tregues i pjekurisë qytetare evropiane dhe dëshmi i daljes nga e kaluara ku përkatësia etnike ishte determinante për detyrat shtetërore!
Mendoj se nuk do të ketë rrugëdalje tjetër përpos përfilljes së realiteteve! Realiteti shqiptar është prezent në të gjitha segmentet e shoqërisë, si në ekonomi, kulturë, ushtri e kështu me rradhë! Dikush që do të tentojë ti anashkalojë këto realitete duhet të aplikojë një sistem despotik per ti shuajtur këto diverzitete!
Periudha që pason nuk lejon hapsirë për ekzaltime, as futjen në deliriume të madhështisë! Përkudrazi, obligimet që na presin si shtet kerkojnë te jemi vigjilent dhe të paluhatur në drejtim të përmbushjes edhe të një synimi madhor e strategjik siç janë fillimi i bisedimeve për anëtarsim në Bashkimin Evropian! Pa realizimin e këtij synimi, edhe si komb, edhe si shtet edhe si rajon do të jemi të cënuar në kultivimin e vlerave që dëshirojmë” tha Aziri, deputet i ASH-së.

ASH është pjesë e përbërjes qeveritare së bashku me BDI-në, LSDM-në dhe partnerë tjerë më të vegjël.

TË FUNDIT
4 minuta
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”
30 minuta
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit
31 minuta
Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë
12 orë
Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut
12 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

ME TE LEXUARA

4 minuta
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”
20 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
16 orë
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”
20 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara
15 orë
Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën
18 orë
A do të dërgohet pr/ligji për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias? Mexhiti: Pse jo?
13 orë
Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”
1 ditë
Mot më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale
18 orë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

arjanit hoxha

“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

Drejtesi gjyqi prokurori

Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

policia shkup naten mpb

Krisma armësh në Çair, një person i plagosur

dimitar gllavcev glavcev

Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

vesna janevska

Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”

INFO

NA NDIQ