Azizi: BDI i quajti “suksese” padrejtësitë që ua bëri shqiptarëve, VLEN po përmbys 20 vite mashtrime

Picture of INA
INA

27/06/2025

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj trashëgimisë politike të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada e mbajtën BDI-në në pushtet me shpresë për barazi, dinjitet dhe zhvillim, por në fund u lanë me padrejtësi të thella dhe dështime të qëllimshme.

“Për më shumë se 20 vite, BDI-në e mbajtëm në pushtet me shpresë për dinjitet, barazi dhe zhvillim. Por çfarë na lanë pas? Gjuhën shqipe pa status të merituar, përfaqësim me defekte të qëllimshme, decentralizim të bllokuar, komuna të lëna në varfëri, universitete të kontrolluara politikisht, regjistrim të kriminalizuar, drejtësi të kapur dhe shqiptarë të dënuar përmes proceseve politike. Të gjitha këto, shkelje që BDI i quante ‘suksese’”, ka theksuar Azizi.

Ajo vlerëson se me ardhjen e qeverisë së re dhe angazhimin e koalicionit VLEN, ka nisur një përmbysje graduale e padrejtësive të trashëguara. “VLEN po i përmbys një e nga një këto padrejtësi! Në vetëm pak muaj, janë hapur rrugët drejt një shteti funksional, drejtësie reale dhe dinjiteti për shqiptarët”, tha Azizi.

Sipas saj, kjo është diferenca thelbësore mes një qeverisjeje që për 20 vite “mashtronte” dhe një strukture të re që po punon me përkushtim të vërtetë për qytetarët. “Kjo është diferenca mes atyre që 20 vite mashtruan dhe atyre që sot punojnë me zemër për popullin!”, përfundoi ajo.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË