Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është i bindur se mekanizmi i Balancuesit do të zëvendësohet me Ligj për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. I pyetur për deklaratat e ministrit për Administratë Goran Minçev, Azizi tha se ZNAM nuk ka qenë pjesë e negociatave mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.
“Shtyllat bazë që e përbëjnë këtë koalicion është VMRO-DPMNE dhe VLEN-i, kurse ZNAM-i është një pjesë shtesë që është shtuar pastaj në pjesën e koalicionit dhe në periudhën që janë zhvilluar negociatat, ZNAM-i nuk ka qenë pjesë e negociatave”, tha Azizi duke shtuar se në këto negociata është kërkuar nga VLEN që Balancuesi të zëvendësohet me ligj./tv21.tv
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1428956674441184/?ref=embed_video