Një nga krerët e lartë të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi ka komentuar raportin e fundit evropian që thotë se shqiptarët e RMV- së janë të parët që kanë aplikuar për viza për në shtetet europiane.
“Raporti i EUAA thotë se shqiptarët e RMV- së janë të parët që kanë aplikuar për viza për në shtetet europiane.
A e dini pse shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të parët?
Sepse nga ardhja e BDI-së në pushtet u bënë shumë gurthemele dhe nuk u realizua asnjë projekt në zonat shqiptare.
Mos arsyetoheni se ikin edhe të tjerët, sepse ata ikin për një jetë më të mirë për standard jetesë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po ikin se ua keni nxirë jetën dhe ata po ikin për mbijetesë.
Po pikërisht kësaj rradhe përgjigja e këtij zullumi do të vijë nga mërgata shqiptare”, ka shkruar Azizi në profilin e tij në rrjetet sociale.(INA)