Azizi: Kujt i pengon dhe ka frikë nga vizita e Kurtit në Tetovë

ina-online
ina-online

9 Gusht, 2023

Sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me reagimet që ka shkaktuar ardhja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë e Çair.

Në vazhdim ua sjellim reagimin e plotë

Kujt i pengon dhe ka frikë, nga “vizita private” e kryeministrit Kurti?

Deklarimet e tipit “Albini vjen në vizitë private në Tetovë e Shkup”, më duken shumë të ulëta, tendencioze dhe infantile, për konsum ditor: “Të them, sa s’më kanë thënë!”.

Llafe të tilla politikaneske fatkeqësisht ose fatmirësisht, dalin pikërisht nga kuzhina ose goja e zyrtarëve të lartë të partive shqiptare në qeveri. Ata të shkretët në vend që të japin një shpjegim të argumentuar: Se pse deri tani, 20 vite me rradhë, kryeministri dhe presidenti i Kosovës nuk kanë qenë për vizitë të këtij formati në rajonet e banuara me shqiptarë, me prononcimet e tyre dëshmojnë se kanë hall të madh, e siklet, nga ardhja më datën 11 gusht, e kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit. Ardhja e Kurtit, në mos tjetër, po dëshmon se Republika e Kosovës, shtet ky me shkallë, nivel më të lartë demokracie në rajonin e Ballkanit, për herë të parë po shfaq një kujdes të vecantë për shqiptarët që jetojnë jashtë terriotorit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky fakt është për tu përshëndetur dhe mbështetur. Do të donim që në të ardhmen, edhe kreu i Ekzekutivit të Shqipërisë Edi Rama të na vizitojë po në këtë format – “me vizitë private!”.

Ardhja e Kurtit, por edhe e Ramës në të ardhmen, do të ishte edhe një motiv shtesë për një mobilizim edhe më të madh të faktorit politik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), në kontekst të përmirësimit të gjendjes, në rradhë të parë, diskriminuese në Kushtetutën e RMV-së, pastaj në aspektin e krijimit të kapaciteti shtesë për tu përballuar më sfidat që janë specifike për shqiptarët e RMV-së, dhe pse jo edhe për zhvillimin ekonomik të shqiptarëve por edhe të këtij shteti ku jetojmë.

Habitem sinqerisht, se pse po ngritet pluhur kaq i madh për vizitën e kryeministrit Kurit. Shohë se partitë shqiptare në pushtet nëpërmjetë njerëzve të tyre që i kanë në listat e honorareve partiake por edhe disa media, me qëllim janë aktivizuar mundësisht për ta vënë në dyshim vizitën e zotit Kurti. Prandaj më lind vetvetiu pyetja: Kujt i pengon vizita e kryeministrit Kurti në Tetovë dhe Shkup?
Më kujtohet se të njëjtëve i pengoi dhe shqetësoi edhe pritja madhështore që iu bë presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në Tetovë por edhe në Çair të Shkupit.

Vizitat e krerëve shtetërorë nga Prishtina dhe Tirana, vetëm na lidhin edhe më fuqishëm mes veti, duke i paraqitur shqiptarët si faktor relevant politik në rajon!

Mirë ardhshin të gjithë përfaqësuesit politik shqiptarë nga cilado pjesë e hapësirës shqiptare në rajon, në Tetovë, në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Strugë…
Sot, më shumë se kurrë, na nevojitet uniteti politik shqiptar dhe jo e kundërta. Fjalinë e fundit e shpalosa edhe si apel, për ata që nuk ndihen rahat me ardhjen e kryeministit Kurti!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

IMG_5599

Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

krenar lloga

Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

Krenar lloga

Lloga për Ligjin për amnisti: Pres mbështetje dhe përveç albumit me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, për secilin deputet që të shikohet në pasqyrë para se të votojë për këtë ligj

bekim sali

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

spitali-manastir

Mexhiti: ISHSH do të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm për vdekjen e 24-vjeçarit nga temperatura e lartë

konference ut jusuf

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

INFO

NA NDIQ