Azizi: Rrenat e shpifjet nuk ju shpëtojnë nga humbja e thellë e 19 tetorit!

Picture of Ina Online
Ina Online

17/10/2025

Deputeti dhe shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj, siç i ka quajtur ai, insinuatave dhe shpifjeve të përditshme të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke theksuar se partia në fjalë po përpiqet të zbusë humbjen e pashmangshme në prag të zgjedhjeve lokale.

“Sot me sabah një gazetar më bëri të qesh, por në të njëjtën kohë ndjeva keqardhje për sa poshtë kanë rënë oponentët tanë,” shkruan Azizi në një postim në Facebook.

Ai e ka cilësuar si “rrenë të kulluar” lajmin e përhapur nga qarqe të afërta me AKI-në, duke theksuar se asnjëherë në jetë nuk ka marrë pagë shteti para se të zgjidhej deputet.

“Rrenë e kulluar e AKI-së, si të gjitha shpifjet dhe mashtrimet e deritanishme – pa fakte dhe pa asnjë argument. Asnjëherë unë apo dikush nga familja ime Azizi nuk kemi pranuar pagë shteti deri ditën që jam zgjedhur deputet. Urdhëroni dhe hulumtoni, e nëse del ndryshe, nesër dal publikisht dhe jap dorëheqje,” shkroi Azizi.

Deputeti i VLEN-it paralajmëroi se, në rast të kundërt, “këta horrat e AKI-së duhet të kërkojnë falje publike ose të përballen me mua në gjyq”, duke shtuar se as shpifjet nuk do ta ndalin humbjen e thellë të 19 tetorit.

“Jo, jo, as rrenat dhe shpifjet nuk ju shpëtojnë nga humbja e madhe! S’mund t’i mashtroni më shqiptarët!”, përfundoi Azizi.

TË FUNDIT

Mickoski tregon për takimin e zhvilluar me VLEN-in

Durmishi: Në muajin mars paga minimale do të rritet për 2,000 denarë

Adriana Matoshi thumbon me humor Lumir Abdixhikun: “Lumir, pasha Zotin krejt e livdun Memlin!”

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksion i policisë në Saraj, kallëzime penale ndaj ish kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të komunës

Befason Buzhala: Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË