Babai i Bekim Fehmiut (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Shkëlzen Halimi

Babai i Bekimit, Ibrahim Fehmiu, u lindi me 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe shumë fetare dhe kreu shkollën e mësuesisë dhe Medresenë në Shkup.

Me pushkë në krah dhe libër në dorë, ai ishte dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes kombëtare në luftë kundër turqve më 1912. Si njëri ndër mësuesit e parë shqiptarë, ai iu dedikua hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, për çka atëherë pushteti serbo-malazez e gjykon me vdekje. Ishte i ndjekur si bashkëpunëtor i Bajram Currit dhe Fan S. Nolit. Në vitin 1929, ai privohet nga liria prej pushteti serbo-malazez dhe izolohet në Valevë (Serbi).

Në atë kohë familja e tij jetonte në Gjakovë, më pas e gjithë familja, në vitin 1931, shkon në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijëve që kishte, i lindin edhe 3 djemtë e tjerë, Arsimi, Fatmiri dhe Bekimi. Pas okupimit të Shqipërisë nga forcat italiane në vitin 1939, familja shpërngulet në Shkodër (Shqipëri) ku lind edhe një vajzë, Afërdita. Me shpërbërjen e mbretërisë jugosllave në vitin 1941, familja kthehet në Kosovë, ne qytetin e Prizrenit, ku Ibrahimi edhe vazhdon angazhimin e tij patriotik dhe atdhetar. Edhe në kohën e Jugosllavisë së pasluftës Ibrahimi torturohet dhe pas një procesi të montuar, ai gjykohet me burgim. Shumë pak kohë pas daljes nga burgu, në vitin 1951, babai i Bekimit, Ibrahimi, ndërron jetë.

https://www.facebook.com/shkelzenhalimi61/posts/3894992007393894

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sermet sulejmani

Në kafenenë time më nuk do të flitet për politikë

shkolle klase

Për një vit u mbyllën 14 shkolla në Maqedoninë e Veriut

titanik

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Ibrahim Kazimi

Romani «Eskadronët e Vdekjes»(kronikë e një kasaphane) -një sakrament historik mbi sakrificën kombëtare…

universiteti-i-tetoves-UT

FOTO/ UT bashkëpunim me institucionet shëndetësore të Republikës Federale të Gjermanisë

enver tivari

Zbulohet urdhri i Enver Hoxhës për masakrën e Tivarit: “T’i zhdukim ose t’i shpërngulim” shqiptarët

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

cerdhe

Mbi 500 edukatore punojnë me status të pazgjidhur

INFO

NA NDIQ