Babai i Mesit fundos çdo shpresë për kthimin te Barcelona

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/02/2023

E ardhmja e Leonel Mesit është ende e paqartë. Ai nuk ka rinovuar ende me PSZH-në, edhe pse janë të zhytur në negociata, por ajo që duket e vendosur është që ai nuk do të kthehet më te Barcelona. Nuk hyn në planet e tij dhe as bordi i Barçës nuk ka bërë ndonjë qasje në këtë drejtim. Horhe Messi, babai i Leos, ka pranuar se nuk e sheh më djalin e tij si lojtar të Barçës.

“Unë nuk mendoj se Leo do të luajë përsëri për Barcelonën. Ne nuk kemi folur me Laportan dhe as ata nuk kanë ndonjë ofertë”, komentoi babai i yllit argjentinas në një deklaratë për “Sport”.

Presidenti katalanas e ka pranuar në raste të shumta se do të dëshironte që Mesi të kthehej në “Camp Nou”, por rikthimi i tij duket pothuajse i pamundur.

PSZH i ofron edhe një vit kontratë Messit. Prioriteti i tij është të vazhdojë në Paris, por ende nuk ka një marrëveshje financiare. Në këtë sezon, Messi ka luajtur 26 ndeshje, në të cilat ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 14 asistime.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Arrestohet Akil Gjakova

mbape real

Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

arteta

Arteta uron Alonson dhe Xhakën pas triumfit të titullit

barcelona

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

myrto uzuni

Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra

anceloti

Ancelotti: Guardiola të jetë i qetë, nuk do të bëj magji

xavi

Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

Borusia Dortmund

Dortmundi në gjysmëfinale, eliminon Atleticon

ps mbappe

PSG-ja përmbys Barcelonën me fitore bindëse dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

INFO

NA NDIQ