Babai vrau të birin natën e Vitit të Ri?! “Zhdukja” e 39-vjeçarit nga Tetova bëri që miqtë e tij ta denoncojnë në polici

Picture of INA
INA

03/01/2025

Ishte dita e fundit e dhjetorit! Nëse gjithandej mbizotëronte atmosferë feste për ndërrimin e moteve, e tillë nuk ishte edhe në një nga apartamentet e ndërtesës në “Bllokun 70” në Tetovë. Babë e bir, që jetonin të vetëm, u zunë. Pas kësaj, sipas dyshimeve të para, babai 65-vjeç me një pushkë gjuetie shtiu mbi të birin 39-vjeçar.

Po kjo nuk u mor vesh menjëherë nga organet e rendit. U deshën të kalojnë dy ditë, përkatësisht të vinte 2 janari, që policia ta zbulojë krimin. Kjo ndodhi pasi miq të të ndjerit, të shqetësuar pse ai nuk po u përgjigjej telefonatave, edhe pse parapa derës së apartamentit dëgjonin se telefoni po cingëronte, e lajmëruan policinë. Këta të fundit, me ndihmën e zjarrfikësve, arrijnë të hapin derën. Në korridor gjejnë të vrarë me plumb në kokë 39-vjeçarin S.N, ndërsa dorasin, babanë e gjejnë në gjende shoku.

“Babai është gjetur pa ndjenja edhe është dërguar me emergjencën në spitalin e Tetovës ku edhe i është dhënë ndihma adekuate dhe gjithashtu në bashkëveprim me prokurorin publik kemi konstatuar se kemi të bëjmë me vrasje ku prindi 65 vjeçar ka shtënë me armë gjuetie në kokë edhe e ka lënë të vdekur djalin S.N 39 vjeç”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhenës i SPB-Tetovë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, plumbi e ka goditur 39-vjeçarin në gjoks dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari ka qëndruar në banesë me trupin e pajetë derisa janë gjetur. Babai 65-vjeçar për momentin është në spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të gjendjes së rënduar psikike-shëndetësore. Para drejtësisë do të nxirret kur të ketë bërë më mirë.

“Për shkak se gjendja e tij psikike dhe emocionale nuk është stabile ai mbahet ne repartin neuropsikiatrisë në spitalin Klinik të Tetovës dhe me siguri kur gjendja e tij do të jetës stabile me siguri do të nxirret edhe para gjykatësit hetues”, tha tha Fatmir Rexhepi, zëdhenës i SPB-Tetovë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Në polici nuk ka asnjë denoncim të mëhershëm për dhunë në këtë familje. Pushkët e gjetura janë pushkë gjuetie dhe me lejen e nevojshme për posedimin e tyre.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË