Baçovski: Janë paguar subvencionet për vreshtarët

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka paguar gjithsej 550,741,044 denarë në llogaritë e 14,113 njerëzve që kultivojnë vreshta.

Bëhet fjalë për pagesën e masave: “pagesa direkte për mirëmbajtjen e vreshtave” si dhe “pagesa direkte për fermat e vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike në tre vitet e fundit”. Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, informoi se subvencionet për prodhuesit tashmë janë në llogaritë e tyre.

“Ne i paguajmë paratë për prodhuesit para festës “Shën Trifun” kur edhe zyrtarisht fillojnë aktivitetet për prodhimin e korrje së re të rrushit dhe verës shtëpiake. Është detyra jonë të sigurojmë kushte dhe burime të favorshme që do të ndihmojnë në uljen e kostove të prodhimit. Vreshtarëve u takon të bëjnë më të mirën për të prodhuar rrush cilësor nga i cili mund të prodhohet verë e mirë. – informon drejtori Baçovski.

Duke krijuar masa, programe, Agjencia, Qeveria dhe MBPEU-ja do të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e agro-sektorit.

Të gjithë ata që kanë fituar të drejtën e përdorimit të mbështetjes financiare, në një ditë dhe pa asnjë përzgjedhje marrin fondet që meritojnë. Praktika e pagesës në kohë dhe joselektive të subvencioneve vazhdon. Subvencionet bujqësore do të paguhen në periudhën kur fondet janë më të nevojshme për fermerët, dmth. para fillimit të korrjes së re.