Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Picture of Ina Online
Ina Online

15/10/2024

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, vlerëson se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian (BE).

Pas takimit me kolegun e saj, ministrin e Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski në Berlin, ajo tha se hapi i fundit për hapjen e klasterit të parë negociator është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Ne e dimë se sa e vështirë është të bëhen ndryshime kushtetuese në demokraci dhe këtë e kërkova gjatë vizitës sime të fundit në Maqedoninë e Veriut. Por atëherë kishte një fushatë elektorale dhe kuptova se ky hap nuk ishte i mundur atëherë. Tani ka zgjedhje në Bullgari dhe pastaj ka një mundësi që duhet të shfrytëzohet bashkërisht”, tha ministrja Baerbock.

Ajo beson se BE-ja vendos unanimisht dhe nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Rregullat në BE janë të tilla, vendoset unanimisht, dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë padrejtësi. Ne nuk jemi dakord me partnerët tanë evropianë për gjithçka, por këto janë rregullat. Përderisa ato rregulla nuk ndryshohen, të cilat unë personalisht i mbroj, ato duhet të respektohen”, theksoi Baerbock.

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Lufta në Ukrainë/ Ish-komandanti i NATO-s parashikon përfundimin, ja plani që do negociohet…

Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet – Alternativa fillon takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit

Banorët e Kërçovës po plaken duke pritur ndërtimin e Spitalit që filloi para 39 viteve

Edward Joseph: Raportet e kryeministrit Albin Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Osmani në takim me kryeministrin e Luksemburgut, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË