SHBA-të do të zhgënjeheshin nëse vendoset veto e re për Maqedoninë

INA
INA

9 Qershor, 2023

Ish-ambasadori amerikan në RMV, Jess Baily, beson se do të ishte zhgënjim nëse do të kishte një veto të re bullgare për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Baily thotë se “SHBA do të zhgënjeheshin nëse do të ndodhnin veprime të mëtejshme të kësaj natyre”.

“Fatkeqësisht, tani ju keni këtë veton bullgare për ta çuar procesin përpara. Ekziston një zgjidhje e qartë e paraqitur atje. Jo të gjithë e pëlqejnë këtë zgjidhje. Por mendoj se pesë vjet që nga tani me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pra pesë vitet e ardhshme, njerëzit do ta shohin se ky është një hap pozitiv për vendin”, vlerëson Baily

Ai thotë se ndryshimet kushtetuese do ta forcojnë pozitën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa problemi i Bullgarisë është se nuk e njeh pakicën maqedonase edhe përkundër vendimeve të Gjykatës në Strasburg.

“Ata kanë sistemin e tyre. Nuk e kuptoj pse dikush nuk do të njihte një grup në vend. Une nuk e di. Secili vend ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë”, thekson Baily.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ