Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

INA
INA

04/03/2024

Çabi Alonso është i preferuari i Bajern Munihut për zëvendësuesin e Tomas Tushel. Por, arritja e një marrëveshjeje me trajnerin që po udhëheq Bajer Leverkuzenin drejt titullit të parë në histori, është e vështirë. “Aspirinat” nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, teksa ish-mesfushorin spanjoll e tundon edhe ideja e marrjes së drejtimit të Liverpullit. Klub që do të ndahet me Jurgen Klopp në fundin e sezonit.

Dhe në skenë ka dalë një emër i ri: Arne Slot. 45-vjeçari holandez drejton prej verës së vitit 2021 Feyenoordin, skuadër me të cilën ka fituar një titull kampion (2023). Ndërkohë që në vitin 2022 mbërriti deri në finalen e Conference League me skuadrën nga Roterdami. Me trofeun që u fitua nga Roma e Jose Mourinhos në “Air Albania”.

Slot, i cili u shpall trajneri më i mirë në Eredivisie në 2022 dhe 2023, pëlqehet shumë nga bavarezët për stilin e futbollit të bukur që praktikon.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

rakitic

Rakitic kujton kohën e tij ‘të errët’ europiane, te Barcelona: “Mund të kishim fituar edhe dy ose tre Champions League”…

sergi roberto

Barcelona shpërblen kapitenin, pas sugjerimit të trajnerit. Gati rinovimi me Sergi Roberto

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

luis alberto

Luis Alberto: Kam kërkuar largimin nga Lazio, nuk dua të marrë 1 euro më shumë nga ky klub

uefa nations

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra

roma

Roma feston fitoren ndaj Milanit me legjendën e Interit

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

INFO

NA NDIQ