Deputeti Bajrami largohet nga Lëvizja BESA, tani i pavarur në Kuvend

INA
INA

26/07/2023

Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, nga sot do të jetë i pavarur.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të dërguar kryetarit të Kuvendit, ku thotë se nga sot vazhdon të funksionojë si deputet i pavarur në Kuvend.

“Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Më herët edhe Arianit Hoxha ka bërë të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”.

Nënkryetari i Besës, Arianit Hoxha, është distancuar nga blloku opozitar në mes Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit. Bashkëpunimi me Izet Mexhitin, ka shkaktuar pakënaqësi te Lëvizja Besa, e cila tani në Kuvend përfaqësohet vetëm me Fadil Zendelin.

Kujtojmë që më herët edhe deputeti tjetër Kastriot Rexhepi, u largua nga Lëvizja Besa dhe tani funksionon si i pavarur në Kuvend.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ