Bajrami konfirmon lajmin për zbulimin e ilaçit kundër koronavirusit në Irak

0

Doktori i logjikës dhe filozofisë analitike Mustafa Bajrami ka konfirmuar lajmin e përhapur më parë se në Irak është gjetur ilaçi kundër koronavirusit. Ai njihet si njohës i mirë edhe i çështjeve në Lindjen e Mesme, pasi që shkollimin e ka kryer në Egjipt dhe Turqi, ku është graduar me titullin doktor shkence, përjcell INA.

Ja se çka shkruan Bajrami në profilin e tij në rrjetet sociale: Ka shumë miq që po më pyesin në lidhje me vërtetësinë e lajmit të cilin e ka postuar Hoxhë Ahmet Kalaja në murin e tij në Facebook. Lajmi ka të bëjë me zbulimin e ilaçit (vaksinës) kundër koronavirusit nga mjekët irakian në Bagdad.
Në fillim nuk e mora për serioz. Disave u thoja se mund të jetë rrejshëm, e disa të tjerëve se mund të ketë ndodhë që dikush ka përdorur emrin e hoxhës së nderuar për dezinformime.
Megjithatë, kur filloi të shtohet numri i të interesuarve, sa që nuk mundja më të punojë lirshëm në kompjuterin tim, nga mesazhet poshtë në inbox që më rradhiteshin, shikova në murin e Hoxhës, pastaj nëpër disa gazeta irakiane, pastaj televizionin irakian, e në fund edhe atë çka ka thënë Ministria e Shëndetësisë Irakiane.
Sipas të gjitha këtyre burimeve dhe nëse iu besohet asaj që është shkruar aty, lajmi është i vërtetë. Që i bie, mjekët irakianë përfundimisht kanë zbuluar ilaçin kundër koronavirusit.
Mbetet të konfirmohet edhe nga autoritete botërore të shëndetësisë. Deri atëherë, ne do të lutemi që ky lajm të jetë i vërtetë, dhe se, njerëzimi po kurtaliset nga një tragjedi e mundshme që e kishte në derë…!
O Allah, bëre këtë lajm të jetë i vërtetë dhe ndihmoi të gjithëve..!”, ka shkruar Bajrami. (INA)