Bakteret mund të depërtojnë deri në tru, lani dhëmbët

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Janar, 2023

Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hundës, ndërkohë si “trekëndëshin e vdekjes”. Ky përcaktim i frikshëm ka si synim të ndërgjegjësojë qytetarët, se nga aty baktere të rrezikshme mund të depërtojnë në tru, nëse një infeksion nuk trajtohet me kohë dhe luftohet.

Arsyeja për këtë: Enët e gjakut në këtë pjesë të fytyrës kanë një lidhje direkte me ato në tru.

Infeksionet në gojë, hundë dhe grykë janë veçanërisht të rrezikshme.

Nëse me duar të palara shtyp një puçërr mbi hundë apo nëse shkul qimet e hundës po me duar të palara një infeksion i mundëshm mund të më shpejt deri në tru, se sa kur pret gishtin. Infeksione të tilla mund të kthehen në rrezik real.

Një studim i shkencëtarit, Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji i publikuar gazeta shkencore Science Advances provon, se ekziston një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit. Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë, zbuloi Mydel.

Larje, larje, larje

Infeksioni i mishit të dhëmbëve përshpejtohet nga krijimi i pllakëzave në dhëmbë. Pllakëzat krijohen, kur dhëmbët pastrohen rrallë dhe jo rregullisht me fije dentare. Pllakëzat përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat, thotë studimi. Ky shkatërrim i nervave shkakton humbje të kujtesës dhe çon në fund në Alzheimer, thotë studimi. Bakteret Gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative. Ato përshpejtojnë procesin e shpërbërjes. Gati gjysma e popullsisë botërore është bartëse e baktereve gingivitis, thotë Mydel.

Por vetëm 10% zhvillon Alzheimer. Përmes larjes së rregullt të dhëmbëve arrihet të merret një masë e rëndësishme parandalimi, sipas studiuesit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Luizi dhe Kiara

Luizi ja kushtoi këngën e re. Reagon Kiara

luizi koncert

Luiz Ejlli niset për Amerikë, a jeni gati (foto)

Taravari_Kasami-780x470

Taravari e Kasami përplasen për anëtarët dhe simpatizantë politikë

barnatore

Mungesë ilaçesh në farmacitë e vendit!

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

erdogan

Profili i Erdoganit/ Nga shitës limonadash, tek njeriu më i fuqishëm në Turqi

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

kompania abee

ABEE Investimi belg në Kërçovë, pritet 600 vende pune, rroga 900 €

INFO

NA NDIQ