BALE drejt rikthimit në Tottenham

0

Ylli uellsian që luan për Realin e Madridit, Gareth Bale, ka shprehur dëshirën për një rikthim të mundshëm te ‘Spurs, njofton Insajderi.

Sulmuesi i krahut, u transferua në “Bernabeu” pikërisht nga Tottenham Hotspur për një shumë rekorde për kampionatin anglez, 101 milionë euro në shtatorin e vitit 2013.

Në sezonin e fundit te “galaktikët”, Bale qëndroi në stol, dhe duke qenë që ka një pagë të lartë rreth 15 milionë euro në vit, klubi nga Madridi ka vendosur ta shesë ose ta huazojë, në mënyrë që të lirohet nga paga e lartë që duhet t’i paguajë lojtarit.

Anësori ka qenë i lidhur me një kthim në Premier League, dhe ish-klubi i tij duket se është më afër transferimit të tij.

“Tottenham është vendi ku Bale dëshiron të jetë”, kështu ka deklaruar agjenti i uellsianit.

Gjithashtu Manchester United ka qenë i interesuar për Bale, mirëpo të martën, agjenti i lojtarit ka konfirmuar se destinacioni i dëshiruar për Bale është Tottenham. /Insajderi.com