Balidemaj rizgjedhet nënkryetar i komunës së Gucisë

0

Kuvendi i komunës së Gucisë, rizgjodhi nënkryetar të komunës, Edon Balidemaj.

Për Balidemaj votuan 20 këshilltar të shumicës parlamentare të përbërë nga PDS, Koalicioni “Shqiptarët Bashkë për Guci” dhe PB.

Balidemaj e ushtroi këtë detyrë edhe në fund të mandatit të kaluar.

Balidemaj është nënkryetar i Alternativës Shqiptare, ka përfunduar studimet si bachelor i studimeve të sigurisë.