Sipas të dhënave të “Eurostat” për vitin 2023, të rinjtë në Bashkimin Europian largohen nga shtëpia e prindërve në një moshë mesatare prej 26.3 vjeç. Mosha mesatare ndryshon midis shteteve anëtare individuale.
Mosha mesatare më e lartë është regjistruar në Kroaci. Në këtë vend ballkanik mesatarisht të rinjtë qëndrojnë me prindërit deri në 31.8 vjet. Pas Kroacisë, një moshë mesatare e lartë është vërejtur edhe në Sllovaki (31), Greqi (30.6), Spanjë (30.4), Itali (30) dhe Bullgari (30).
Nga ana tjetër, në Evropën Veriore, të rinjtë largohen nga shtëpia e prindërve shumë më herët, statistikisht nën moshën 23 vjeç. Këtu përfshihen Finlanda (21.4 vjet), Danimarka (21.8), Suedia (21.8) dhe Estonia (22.8).
Pas tyre vijnë Holanda, Franca dhe Gjermania, ku mesatarja është midis 23 dhe 24 vjet.