Ballkani i ,,trazuar” a po mbaron epoka politike ,,Bardh e Zi”

0

Nga Shefik Duraku/

Tranzicioni në Ballkanin perendimorë e sidomos në trevat shqipfolëse në fundshekullin XX dhe fillim shekullin XXI është karakterizuar me luftë,masakra,dhunime,egzod,shkatërrime,vuajtje por dhe momente krenarie.

Rënja e komunizmit në Shqipëri,shkatrrimi i Jugosllavisë e më pas lufta e UÇK-së në Kosovës,në Kosovën Lindore dhe në Iliridë kanë qenë momente historike për shqiptarët si Komb.

Pluralizmi në Shqipëri dhe ngritja e sistemit demokratik është shoqëruar me shumë zhgënjim e në disa raste edhe dhunë me elemente të luftës qytetare (1997) gjë që ka sjellë edhe migrimin e madhë të shqiptarëve drejt shteteve evropjane.
Skena politike për gati tre dekada është mbajtur peng nga jo më shumë se tre ose katër personalitete politike dhe dy blloqe politike,nga demokratët djathtistë dhe socjalistët majtistë që kanë qeverisur Shqipërinë,kurse qytetari shqiptarë çdoher është dashur të zgjedhë mes socjalistëve dhe demokratëve,opsioni i tretë asnjëher nuk ka ardhur në shprehje për shkakë të përplasjeve të ashpra politike mes blloqeve.

Një situatë e ngjajshme ka qenë edhe në Maqedoni edhe në shtetin më të ri në Evropë-Republika e Kosovës.

Mentaliteti politikë ballkanas nuk dallon shumë prandaj dhe shpesh herë ka pasur edhe tentime për formim të blloqeve jo-formale të djathta ose të majta,por vendimtare çdoher kanë qenë biznis-intereset e elitave politike të ballkanit dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Keqeverisja,korrupsioni i lartë dhe lidhjet me krimin janë karakteristikat kryesore dhe pikat e përbashkëta të shteteve ballkanase por shpresa çdo herë ka buruar nga mbështetja e lartë e qytetarëve për antarsim në NATO dhe BE-jan.

Edhe pas dy dekadave rrugëtim në rrugën Euroatlantike shtetet e Ballkanit Perendimor ende janë shumë largë antarsimit në Unionin Evropjan.

Momentalisht Ballkani po përjeton një turbulencë politike që karakterizohet me hezitimin e pushtetmbajtësve për të luftuar krimin dhe korrupsionin por dhe friga nga shteti i së drejtës.
Problemi kryesorë janë mungesa e drejtësisë dhe korrupsioni i niveleve të larta.

Çka mundë të sjellë e ardhmja e afërt?

Ajo çka mundë të thuhet me siguri se në Ballkan po përfundon periudha e politikës ,,bardh e zi”

Qytetari i rëndomtë e ka kuptuar se këta elita politike që qeverisin aktualisht sidomos në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë as dëshirë,as kredibilitet,për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.
Me shumë të drejtë shpresat mbeten te brezi i ri liderëve politikë si Albin Kurti,Erion Veliaj,Ziadin Sela etj, që mundë të jenë shpresa e vetme për të dalë nga një rrethë vicioz në të cilin me dekada po sillemi.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket qartë se kanë vendosur të pastrojnë një herë e mirë skenën politike dhe për këtë përveç mbështetjes nga qytetarët kanë nevojë edhe për partnerë të rinjë që nuk janë të kapur nga krimi.
Periudha 2019/2020 është vendimtare për Ballkanin nëse do të bëhet pjesë e Unionit Evropjan ose do të pësojë ndryshime radikale me gjasë edhe ndryshimë të kufijve pse jo edhe krijimit të shteteve dhe alenacave të reja.