Ballkani merr kreun e grupit në Ligën e Konferencës,Me nje fitore 4-3

Pas fitores kundër Sivassporit si mysafirë, Ballkani tani ka marrë edhe një lajm të mirë, pasi që në ndeshjen mes Slavia Prague e CFR Cluj, ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota.

Fitorja e CFR Clujit kundër Slavia Pragues nënkupton që Ballkani e mbyll xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës si lider.

Pavarësisht se të gjitha skuadrat në Grupin G gjenden në kuotën e katër pikëve, kampioni i Kosovës gjendet në krye të grupit pasi që ka shënuar më së shumti gola deri tani.