Liga e Konferencës do të vazhdoj edhe këtë javë, ku tre skuadra shqiptare kanë kaluar në rrethin e tretë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, kampioni shqiptar Partizani dhe ai nga Maqedonia e Veriut, Struga janë ende në garë dhe synojnë grupet e Ligës së Konferencës.
Për Ballkanin në rast se do të futej në grupe do të ishte hera e dytë radhazi, derisa Partizani dhe Struga nuk kanë luajtur asnjëherë në fazën e grupeve në garat evropiane.
Tanimë tre skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rast se kalojnë rrethin e tretë.
Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Liga e Kampionëve do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë garë.