Ballkani niset për Turqi, nesër luan kundër Sivassporit

Ballkani është nisur për në Turqi. Nesër do të luajë kundër Sivassporit në xhiron e tretë të UEFA Conference League.

Ndeshja do të nisë me fillim nga ora 18:45.

Suharekasit në dy ndeshjet paraprake kanë nxjerrë një barazim dhe kanë pësuar një humbje.

Ekipi i Ilir Dajës, kundër Cluj ka barazuar me rezultat 1:1, ndërsa kundër Slavia Pragës ka humbur me rezultat 3:2.