Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

ina-online
ina-online

30/09/2023

Roma e ka nisur në mënyrë të shëmtuar sezonin e ri në Serie A dhe pas gjashtë ndeshjeve të para për Giallorosët ka ardhur edhe humbja e tretë.

Skuadra e madhe italiane ka vetëm pesë pikë nga gjashtë duele që është shumë pak në krahasim me shpenzimet e bëra.

Jose Mourinho po kritikohet nga të gjitha anët, për faktin se trajneri portugez nuk po merr përgjegjësi kur skuadra e tij po humbet si në mesjavë 4-1 nga Genoa.

I fundit që e ka kritikuar qasjen e Special One ka qenë sulmuesi italian Mario Balotelli i cili ka punuar me Mourinhon në kohën sa ishin të dy te Interi.

A duhet Roma të luftojë për vendin e katërt? “Po, por ka edhe skuadra të tjera të pajisura mirë si Interi, Milani, Napoli, Juve, Atalanta dhe Lazio. Megjithatë, besoj se flasim shumë për problemet në fillim të kampionatit është e padrejtë, është shumë herët”, u shpreh ai.

Më tej Balotelli foli për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, për të cilin u shpreh se duhet të marrë përgjegjësitë si burrë.

“Unë them sinqerisht, ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë. Ashtu siç merr lëvdata, është gjithashtu e drejtë të marrësh përgjegjësi”, tha Super Mario. Mbetet të shihet nëse Jose Mourinho do t’ia kthejë në konferencë për shtyp sulmuesit italian këtë kritik. /Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

ardian ismajli

Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

Ylber Ramadani

Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

guardiola

Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

Pogba

Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

Ylber Ramadani

Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

Pochetino

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

moscardo-

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

INFO

NA NDIQ