Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje prej 2,4 për qind

INA
INA

9 Qershor, 2023

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje për 2,4 për qind, vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale.

Rritja ekonomik në vend lehtë do të përshpejtohet deri më 2,7 për qind në vitin 2024 dhe 2,9 për qind në vitin 2025.

Banka Botërore parashikon që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor këtë vit do ta përfundojë me një rritje ekonomike prej 2.6 për qind. Faktorët kryesorë që ndikojnë në perspektivën ekonomike janë ndikimet e luftës në Ukrainë, konsumi më i ulët personal, ashpërsimi i kushteve financiare globale dhe kërkesa më e dobët në Eurozonë.

Nga vendet e rajonit, këtë vit rritje më të lartë ekonomike do ta shënojnë Kosova 3.7% dhe Mali i Zi 3.4%. Shqipëria do të ketë një rritje prej 2.8%, Bosnja e Hercegovina 2.5%, Serbia 2.3%, Kroacia 1.9% dhe Bullgaria 1.5%.

Sa i takon perspektivës globale, Banka Botërore pret që rritja ekonomike gjatë këtij viti të ngadalësohet dhe të arrijë 2.1% krahasuar me vitin e kaluar me 3,1%.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ