Banka Botërore: Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global

Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës mund të çojë në një recesion global, pasi çmimet e ushqimit, energjisë dhe plehrave do të rriten.

David Malpass thotë se shumë vende evropiane janë ende shumë të varura nga Rusia për naftë dhe gaz.

Ai thotë se lëvizjet e Rusisë për të shkurtuar furnizimet me gaz mund të shkaktojnë një “ngadalësim të konsiderueshëm” në rajon.

Ai shton se çmimet më të larta të energjisë po rëndojnë tashmë Gjermaninë, një nga ekonomitë më të mëdha në botë.

“Rusia dhe Ukraina janë disa nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave dhe ushqimit”, ka thënë Malpass, dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.