Banka Botërore rekomandon që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë reforma për t’u ballafaquar me ndryshimet klimatike

Picture of INA
INA

01/07/2024

Në 50 vitet e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me një numër në rritje të përmbytjeve, valëve ekstreme të të nxehtit, zjarreve dhe reshjeve të mëdha. Vetëm në dy dekadat e fundit, vendi është përballur me 12 fatkeqësi të lidhura me ndryshimet klimatike që prekin 1.3 milionë njerëz. Me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet në vijim dhe raporti i Bankës Botërore rekomandon që vendi të vazhdojë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe të ndërmarrë një sërë reformash.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, rekomandon marrjen e masave të menjëhershme për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike.

“Ndikimet klimatike pritet të intensifikohen së bashku me emetimet e gazeve serrë, të cilat do ta bëjnë vendin më të nxehtë dhe më të thatë, dhe do të përballet me shira të rrëmbyeshëm më të shpeshtë dhe më të fortë që do të çojnë në përmbytje”, thotë Paolucci.

Raporti përmend rëndësinë e politikave fiskale të zgjuara për të absorbuar humbjet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Politika tatimore, për shembull, mund të inkurajojë transportin e gjelbër dhe teknologjitë e qëndrueshme duke hequr subvencionet për energjinë elektrike me qymyr, duke mbrojtur familjet e cenueshme nga rritja e kostove të energjisë. Përcaktimi i buxhetit për ndryshimet klimatike dhe proceset e prokurimit të gjelbër mund të zvogëlojë kostot ekonomike dhe të mbrojë financat publike”, thonë nga Banka Botërore./Telegraf

TË FUNDIT
2 minuta
Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin
2 ditë
Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë
3 ditë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
3 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës
3 ditë
Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta

ME TE LEXUARA

2 minuta
Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin

LEXO MË SHUMË

IMG_4179

Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Aeroporti_Shkupit-750x430-1

Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta

Kembim valutor euro dollar

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

tvsh-ime

Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

mickoski orban

Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

ksamil sarande

Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang

INFO

NA NDIQ