Banka Botërore vazhdon mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës, bashkë me sfidat deri tek implementimi i objektivave dhe projektit në tërësi, njofton Klan Kosova.