Banka Popullore e Maqedonis merr një kërcënim për bombë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm ka marrë një kërcënim për bombë, përmes një email adrese.

Ky është kërcënimi i parë për vendosjen e bombës në bankën qendrore të vendit. Ditëve të fundit në Shkup ka pasur raportime dhe alarme të rrejshme për bomba nëpër disa shkolla të mesme, përcjell INA.

MPB theksoi se rreth orës 10:10, ka marrë një raportim nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut se në adresën e emailit të tyre është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

“Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuim të sigurt dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. (INA)