Banka Popullore: Investimet e huaja direkte këtë vit janë rreth 3,6 për qind të PBB-së

Picture of INA
INA

13/05/2024

Banka Popullore është e kujdesshme në projeksionet e saj sa i përket investimeve të huaja direkte, andaj për momentin, për këtë vit, parasheh që niveli i tyre të jetë rreth 3,6 për qind të PBB-së. Në afat të mesëm, sipas projeksioneve, këto investime do të arrinin rreth katër për qind.

Siç theksoi sot guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, për momentin arritjet janë të mira, por, megjithatë, duhet të ndiqen dhe të shihet se cili do të jetë shtegu në periudhën që vijon.

“Investimet e huaja direkte, pas një ngadalësimi të konsiderueshëm në vitin pandemik 2020, kur u reduktuan në nivelin rreth 1,3 për qind të PBB-së, treguan një rikuperim të ndjeshëm, veçanërisht në vitin 2022 dhe 2023 kur mesatarisht shënuan 4,4 për qind të PBB-së. Për këtë vit jemi më të moderuar dhe më të kujdesshëm në projeksionet tona dhe nuk i inkorporojmë plotësisht këto arritje të favorshme që ishin evidente në dy vitet e fundit. Projeksioni ynë për këtë vit është rreth 3,6 për qind me një rrugë që do të thotë se në afat të mesëm do të arrinim një nivel prej rreth 4 për qind, tha Angelovska-Bezhoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të projeksioneve të fundit makroekonomike.

Përsa i përket huamarrjes, guvernatorja është decide se kjo, përveçse duhet të justifikohet, më së miri është të realizohet nëpërmjet burimeve që do të ofrojnë kushte të favorshme koncesionare, siç janë institucionet financiare ndërkombëtare. Por, nëse ka edhe burime të tjera të tilla, edhe ato, përmendi, duhet të merren parasysh.

“Në kushte kur tregjet financiare ndërkombëtare janë ende të tensionuara dhe normat e interesit janë ende të larta, është kyçe të merret hua nga burime që do të ofrojnë kushte të favorshme koncesionare dhe institucionet financiare ndërkombëtare zakonisht ofrojnë kushte të tilla. Nëse ka burime të tjera që do të ofronin kushte të tilla, ato duhet të merren parasysh, theksoi Angelovska-Bezhoska.

TË FUNDIT
4 orë
Çmimi i arit në bursë arrin në shifra rekorde
4 orë
E ardhmja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave! Si grupet kriminale i përdorin për të transferuar para jashtë vendit
1 ditë
Debat shkencor në ASHAM për makroekonominë pas recesionit të vitit 2007 – 2009
2 ditë
Banka Popullore e RMV-së rrit cilësinë e të dhënave statistikore për mbështetjen e politikave monetare
2 ditë
Në muajin mars, 79 për qind e energjisë elektrike të konsumuar në RMV ka ardhur nga burimet e brendshme

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ari ar

Çmimi i arit në bursë arrin në shifra rekorde

Bitcoin

E ardhmja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave! Si grupet kriminale i përdorin për të transferuar para jashtë vendit

asham-akademia

Debat shkencor në ASHAM për makroekonominë pas recesionit të vitit 2007 – 2009

banka-popullore-800x445-780x439-1

Banka Popullore e RMV-së rrit cilësinë e të dhënave statistikore për mbështetjen e politikave monetare

ora-rryma-evn-struja

Në muajin mars, 79 për qind e energjisë elektrike të konsumuar në RMV ka ardhur nga burimet e brendshme

fature-market

Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro

ari-stoli

Çmimi i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje

derivate nafta dizeli benzin

Rritet çmimi i naftës, bie i benzinës

anita-angellovska bezhovska

Angellovska-Bezhoska: Megjithë goditjet, stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%

INFO

NA NDIQ