Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit do ta kthejë drejt mesatares historike prej 2%

Picture of INA
INA

15/05/2024

Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska i ka prezantuar projeksionet më të reja makroekonomike të Bankës Popullore para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare. Në ngjarjen, që irganizohet rregullisht, pas çdo cikli të ri të projeksioneve makroenomike të Bankës Popullore, ishin të pranishëm përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore (BB), Delegacionit të BE-së (DBE), Kombeve të Bashkuara (OKB), Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), si dhe misionet diplomatike të Bullgarisë, Kinës, Kosovës, SHBA-së, Sllovakisë, Hungarisë, Holandës, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, njoftuan nga Banka Popullore.

Në prezantim është theksuar se parashikohet ngadalësim i mëtejshëm i inflacionit, e cila vitin e kaluar u vendos në nivel njëshifror, në pajtim me realizimin në tremujorin e parë të këtij viti, me shkallë mesatare vjetore prej 3,4 për qind, të cilat janë më të ulëta nga projeksionet e tetorit.

Parashikohet se inflacioni mesatar për vitin 2024 do të ngadalësohet duke rënë në 3,5 për qind nga 9,4 për qind të vitit të kaluar, duke e shprehur rënien e mëtejshme të çmimeve të naftës dhe ushqimit në tregjet botërore, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv, si dhe kushtet e tensionuara financiare.

Në afat të mesëm, pritet ngadalësim i mëtutjeshëm i inflacionit dhe rënie në mesatare historike prej rreth 2 për qind.

“Megjithatë, rreziqet rreth inflacionit ekzistojnë ende dhe lidhen kryesisht me çmimet e produkteve parësore, ndryshimet në çmimet e rregulluara, si dhe me politikat nga ana e kërkesës. Në të njëjtën kohë, guvernatori theksoi se për momentin është ruajtur angazhimi për maturi në politikën monetare dhe ndryshimet e ardhshme do të varen nga tendencat e tregut valutor dhe nga lëvizja e inflacionit dhe pritjeve inflacioniste, si dhe nga qëndrimi i BQE-së”, thuhet në komunikaten për media nga Banka Popullore.

Duke u përqendruar në treguesit e tjerë makroekonomik, guvernatorja theksoi se gjatë rritjes së ekonomisë globale, e sidomos të partnerëve tanë strategjik, pritet që ekonomia vendore do të rritet me normë prej 2,6 për qind këtë vit dhe 3,6 për qind në vitin e ardhshëm, ndërsa pastaj rritja mesatarisht do të përshpejtohet në afat të mesëm. Gjatë neto-të ardhurave solide të projektuara në llogarinë financiare, të cilat do ta tejkalonin deficitin mesatar të llogarisë vijeuse, pritet rritje e mëtutjeshme e rezervave devizore, si garanci për stabilitetin e kursit devizor.

TË FUNDIT
5 orë
Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro
9 orë
Çmimi i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje
10 orë
Rritet çmimi i naftës, bie i benzinës
14 orë
Angellovska-Bezhoska: Megjithë goditjet, stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%
1 ditë
Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin bregdetin e Durrësit

ME TE LEXUARA

5 orë
Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro
14 orë
Angellovska-Bezhoska: Megjithë goditjet, stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%
10 orë
Rritet çmimi i naftës, bie i benzinës
9 orë
Çmimi i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje

LEXO MË SHUMË

fature-market

Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro

ari-stoli

Çmimi i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje

derivate nafta dizeli benzin

Rritet çmimi i naftës, bie i benzinës

anita-angellovska bezhovska

Angellovska-Bezhoska: Megjithë goditjet, stabiliteti i monedhës vendase ruhet dhe rezervat devizore janë më të larta për 40%

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin bregdetin e Durrësit

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

denar rroga ndihma

Paga mesatare për muajin mars është 40.496 denarë

vetura treg

Më shumë se 900 mijë vetura të reja në BE, një rritje prej 13.7 për qind

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski:Jemi duke punuar që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet edhe një orë

INFO

NA NDIQ