Banka zhvillimore e digjitalizoi procesin për sigurim kreditor

INA
INA

15/03/2024

Banka zhvillimore, aktivitet i USAID – Partneritete për rritje ekonomike dhe Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME, nënshkroi marrëveshje për furnizim të veglës digjitale për sigurim kreditor, prodhim i ri digjital në tregun vendor financiar.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është t’u përjgigjet nevojave të kompanive vendore për rritje dhe zhvillim, përkatësisht të lehtësohet qasja e kompanive drejt intstrumenteve më adekuate dhe zgjidhje për menaxhim me financat. Kjo zgjidhje softuerike do ta lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin dhe do t’u ndihmojë kompanive më thjeshtë t’i shfrytëzojnë instrumentet të cilat i ofron Banka për lehtësim të transaksioneve, posaçërisht në pjesën e sigurimit të kërkesave, sigurim të eksportit dhe faktoringut”, thonë nga USAID.

Zgjidhja, shtojnë, do të vendoset në ueb-platformën e Bankës zhvillimore dhe adaptim i plotë ç[r përdorim nga ana e kompanive.

Vitin e kalaur, në pajtim me analizën interne të Bankës zhvillimore dhe nevojave për qasje drejt financave të sektorit privat, banka ka realizuar me sukses linjë kreditore për digjitalizim dhe transformim digjital, me mbështetje nga Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME.

“Digjitalizimi i një prej proceseve kyçe të Bankës do të kontribuojë për rritje të drejtpërdrejtë të eksportit tëp siguruar, si dhe faktoringut eksportues dhe vendor. Plotësisht, ky proces do të ndikojë pozitivisht ndaj investimeve të kompanive dhe hapjes së vendeve të reja të punës”, potencojnë nga USAID.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

Për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdohet sezona e ngrohjes në Shkup

Marko-Bislimovski-780x439-1

Bislimoski: Ngjarjet në mes Iranit dhe Izraelit do të ndikojnë në çmimin e derivateve të naftës

Banka-Boterore-600x360-1

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni e Prishtina

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

statistika menaxhim ekonomi biznes

19 organizata biznesi kundërshtojnë zyrtarisht anëtarësimin me detyrim në një Dhomë Ekonomike Kombëtare

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

kredite denar

Nuk ka më kredi të shpejta pa prani fizike

banesa ndertim

Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

INFO

NA NDIQ