Bankat që s’flasin shqip 2!

ina-online
ina-online

28/08/2023

shkruan: Naser Pajaziti

Sot është festa e “Shën Mërisë”, që për besimtarët ortodoks, është ditë jopune.

Ajo që më bëri përshtypje sot se bankat në Shkup dhe Kumanovë ku kryejmë shërbime ishin mbyllur, gati 99% në dry, sepse është festë dhe për ne tjerët që duam të kryejmë obligimet s’ka shërbim. Por përmes këtij shkrimi dua të shpreh një shqetësim të madh sidomos për Kumanovën, e që pikërisht e kam me Bankat.

Në këso festash dëshmohet ajo që kam alarmuar disa herë se ku jemi ne brenda tyre, pse s’ka e s’pranohen nëpunës shqiptarë?!
A e dini se në afër 10 banka në këtë qytet që mbulon edhe komunën e Likovës, numri i nëpunësve shqiptarë është ZERO?

Në shumicën prej tyre s’ka as edhe një nëpunës shqiptarë, në disa tjera ka 1, 2 e deri në 3 nëpunës. Është mjerim dhe diskriminim i paparë ndaj qytetarit që dëshiron të shërbehet dhe të informohet edhe në gjuhën e tij!

Sipas regjistrimit të 2021, në Kumanovë jetojnë afër 26 mijë banorë shqiptarë dhe bashkë me 22 banorët shqiptarë të komunës së Likovës, përbëjnë 48 mijë banorë, derisa në komunën e Kumanovës kemi 54 mijë banorë maqedonas.

Pra ku i kemi shërbimet, thjesht si qytetarë i këtij vendi, ku paguajmë shërbime e taksa, pa i përfshirë edhe gjysmën e bashkëvendasve tanë që janë në mërgim.

Si klient i një banke jam dëshmitar se si një pensionist Gjermanie nuk dinte mirë gjuhën dhe mezi kuptohej dhe hallashtisej me sportelisten e bankës për të kryer shërbimin përballë një shërbimi të ashpër, edhe pse sportelistja paguhet nga paratë e klientëve.
Ku është politika, këto partitë si këpurdha.

Çka bën Naser Zyberi, kandidati për kryeministër shqiptar i BDI-së, sot Avokat i Shtetit që në fushatë zotohej se përmes dialogut dhe stimulimit të kompanive private (nënkuptohet edhe bankat) do të merret edhe me këtë çështje për barazi ekonomike, përfaqësim më të denjë. Pra ishte zotim edhe i atyre që i rrinin në krah. Ku është kjo?!

Ku është Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. A duhet ta ngrejë si debat apo të shoh interesat e saj?

Pse nuk nxitet debat edhe nga partitë e tjera, deputetët e zgjedhur dhe kasta politike që do të thith vetëm të mirat e pushtetit, ndërsa masën e ulët e sheh si turmë apo material harxhues sipas nevojës.

Edhe më parë kam alarmuar se pse akoma ndodhë ky trend i mos hapjes apo fajtori shpesh po piketohet tek kuadrot tona që dalin nga universitetet?!

Janë me qindra kuadro që duhet t’i krijohet mundësia, të kryejnë praktikat dhe sigurisht se mund ta bëjnë punën e një llogaritari bankar, që më pas me angazhimin e tyre të avancohen në këtë lëmi.

Është e qartë se investitorët e huaj në sistemin bankar qëllimet e tyre i kanë për të targetuar dhe dominuar tregun. Ata nuk kanë paragjykime, por duan suksesin, paranë. Por është fakt se grupet , bordet, monopolet e organizuara vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk hapen për një qasje më transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Kjo njëmendësi e trashëguar dhe e rezervuar ka krijuar armatën e administratorëve në sistemin bankar në Maqedoninë e Veriut, që s’kanë asgjë më superiore. Kur merr dhe përdor paratë e dikujt, atëherë duhet të japësh shërbime transparente, në gjuhën e secilit dhe sipas nevojave.

Çka me ate që nuk njeh gjuhën e tjetrit, a duhet ti ofrojmë shërbimin apo ta stigmatizojmë?

Në gjithë këtë mjegullnajë pëson klienti shqiptar që ka hall komunikimin në gjuhën e tij. Ai dëshiron shërbimin sa më të mirë e më lehtësues. “Sparkasse Bank” në Gjermani kryen anketime dhe pranon letra të qytetarëve për shërbimet e saj dhe në bazë të nevojave në filiale dhe nivele tjerq ka të punësuar nëpunës të komunitetit turk, që është dominant.

P.S.

Edhe njëherë kam një ftesë publike të debatojmë mbi këtë temë, se mjaft u lodhëm me debate shterpe dhe me formimin e partive të reja politike!!!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Ligji për shërbim të lartë për të ndaluar emërtimet partiake mbetet në harrese

bujar osmani

Osmani: Do ta kthejmë bashkëjetesën ndëretnike

kovacki

Kovaçki: Planifikojmë ndërtimin e Spitalit Klinik dhe qarkores në Shtip

shkupi komunikacion

Regjim i veçantë komunikacioni në disa rrugë të Shkupi

mitko-bojmacaliev

Bojmacaliev: Mbi 100 mijë qytetarë presin dokumentet e tyre personale, afati ligjor është shkelur

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Mos dhashtë zoti, nëse fitojnë vijojnë pesëmbëdhjetë vite qëndrim në një vend

IMG_1325

Hasani: Arsovska, Bexheti dhe Levica nuk lejuan organizimin e tubimit në Sheshin Maqedonia, çdo përgjigje ditën e hënë do të ishte e vonshme

Mickoski vmro platforma

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

KSHZ-Komisioni

KSHZ: Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

INFO

NA NDIQ