Banorët e Batincës ankohen se jetojnë si në kontejner! Mexhiti: Furrë e re dhe rrethojë për Drisllën

Picture of Ina Online
Ina Online

04/11/2024

Furrë re për djegien e mbeturinave dhe rrethojë për hapësirën te deponia e Drisllës paralajmëroi zv/ministri i parë dhe ministër i mjedisit jetësor, Izet Mexhiti. Këto janë prioritetet dhe investimet e paralajmëruara për këtë ndërmarrje publike me qëllim që shkatërrimi i mbeturinave të bëhet në mënyrë më të sigurt. Mexhiti mendon se kjo do t’i zgjidhë problemet e banorëve të vendbanimeve përreth sidomos të Batincës, të cilët ankohen për ndotje të madhe.

Një nga problemet me Drisllën është edhe ajo që ujërat e zeza lëshohen në Markova Reka me çka ndoten tokat bujqësore që ndodhen përreth. Para një muaji përsëri kishte ndotje kur janë marrë mostra nga lumi kur është detektuar nivel i lartë i ndotjes. Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për mjedisi jetësor Ivana Ginovska thotë se është vërtetuar se ka pasur ndotje për çka do të ketë gjobë.

Banorët e Batincës thonë se përhapet erë e keqe nga Drislla dhe se po ndihen sikur të jetojnë në kontejner. Një pjesë prej tyre erdhën para dyerve të Drisllës por nuk i pranuan që të hynin brenda. Ministri Mexhiti, duke u larguar, u ndal për të biseduar me ta.

Banorët vazhdimisht ankohen se nga djegia e mbeturinave në Drislla ajrin e kanë të ndotur, produktet po ashtu, numri i banorëve të prekur nga kanceri është gjithnjë më i lartë dhe disa herë dolën në protesta.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË