Banorët e Butelit kundërshtojnë hapjen e rrugës së re nga Qyteti i Shkupit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Dhjetëra banorë të lagjes “Butel 1” të komunës së Butelit kanë protestuar pranë shtëpive të tyre për t’i thënë stop punimeve ndërtimore të cilat pritet të realizohen nga Qyteti i Shkupit.

Kjo e fundit ka parashikuar hapjen e një rruge të re e cila duhet të kalojë përmes oborreve të 16 shtëpive në këtë lagje që sipas Qytetit të Shkupit janë pronë shtetërore. Mirëpo, banorët kundështrojnë këtë vendim të qytetit duke kujtuar se oborret e tyre tashmë janë të legalizuara dhe për të njejtat posedojnë edhe dëshmi.

“Ne po kërkojmë këtë rrugë ta transferojmë atje se edhe ajo është pronë e shtetit, pse me na hy nëpër oborre kur ka hapësirë me bë atje, nëse nuk ka ndonjë fshehtësi me bë ndonjë ndërtesë ose ndonjë plan tjetër. Ndoshta ka grupe që qëndrojnë pas tyre e ne nuk i dimë. Neve thjeshtë postieri na i ka sjell thirrjet, vendimet e qytetit të Shkupit se për tre ditë duhet ta lirojmë vendin e uzurpuar”, u shpreh një banor i lagjes Butel 1.

“Nuk ka asnjë lloj uzurpimi. Kur ishte periudha e blerjes së tokës ne dorëzuam kërkesë për blerje të tokës. Me vendim të Ministrisë së Financave mu lejua ta blej hapësirën- tokën ku gjendet shtëpia me sipërfaqe prej 476 m2. Në këtë hapësirë bëjnë pjesë edhe ato 106 m2 që thonë se është tokë shtetërore. Këtu kam si dëshmi fletëpagesën e paguar dhe fletë pronësia që tregon se pronarë është familja Bozhinovski”, tha një banor i lagjes Butel 1.

“Mua në moshën 84 vjeçare më thotë uzurpatore. Sikur të ishte tash këtu do e godisja mirë me këtë bastun dhe le ta sheh se kush është uzurpatori, unë ose ajo. Askujt, asgjë nuk i kam marr, shteti na e ka dhënë me dokument, kemi paguar tatimin dhe e kemi mirëmbajtur”, deklaroi një banore e lagjes Butel 1.

Kreu i Butelit, Darko Kostovski tha se nuk do të lejojë asnjë ndërtim që do të bëhet për realizimin e interesave të dikujt, në këtë rast ndërtimin e disa objekteve banesore.

“Nuk dëshiroj të besoj se kjo rrugë bëhet për interesat e dikujt që një ditë të ndërtoj diçka në territorin e komunës së Butelit. Dëshiroj të dërgoj një porosi të qartë se derisa unë jam kryetar këtu nuk do të ndërtohet asnjë ndërtesë as për çfarëdo lloj çmimi”, u shpreh Darko Kostovski, kryetar I komunës Butel.

Nga Qyteti i Shkupit u përgjigjën se nuk do të përfshihet në komentimin e politikanëve dhe politizimin e asnjë aktivitetit destruktiv dhe bllokues të organizuar nga VMRO-DPMNE dhe kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e kësaj partie. Sipas Qytetit të Shkupit, traseja e rrugës “Boca Ivanova” në lagjen Butel 1 është paraparë me Planin e Përgjithshëm Urbanistik dhe e gjithë gjatësia e saj shtrihet në tokë shtetërore. Në këtë pjesë ligji është i qartë dhe vendimtar dhe nuk ka vend për manipulime politike me të. /Alsat.mk

TË FUNDIT
48 minuta
Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së
50 minuta
Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve
55 minuta
I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston
58 minuta
Djali dhe reja sulmojnë prindërit në një fshat të Tetovës
59 minuta
BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

ME TE LEXUARA

15 orë
Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur
2 orë
Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare
1 ditë
Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione
14 orë
Arrestimi i veteranit të UÇK’së, Ambasadori Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
1 orë
https://tv21.tv/vlen-i-pergjigjet-frontit-europian-shaqiri-koalicioni-europian-asnjehere-nuk-kane-qene-te-interesuar-per-ish-ushtaret-e-uck-se/
1 ditë
Mbyllet pika kufitare “Bogorodica”, zjarr në anën greke
6 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Mexhiti dhe Mickoski në Londër u takuan me Zelenskin

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri

Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së

mickoski-2

Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve

baste bastore

I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston

policia-tetoves-spb-mpb

Djali dhe reja sulmojnë prindërit në një fshat të Tetovës

BDI selia

BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

gashi

Gashi takohet me përfaqësuesit e Zyrës së DCAF në Shkup

mexhiti

Mexhiti dhe Mickoski në Londër u takuan me Zelenskin

rijad shaqiri

https://tv21.tv/vlen-i-pergjigjet-frontit-europian-shaqiri-koalicioni-europian-asnjehere-nuk-kane-qene-te-interesuar-per-ish-ushtaret-e-uck-se/

Saranda Imeri1

Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare

INFO

NA NDIQ