Banorët e Dollogozhdës së Strugës në protestë kundër masakrimit të malit të tyre

0

Banorët e Dollogozhdës të Strugës sot kanë protestuar në shenjë proteste kundër prerjes së drunjve. Ata përveç që kanë protestues i kanë dërguar një kërkesë edhe Drejtorisë së Pyjeve të Maqedonisë – filiali në Strugë, ku është kërkuar ndalimi i prerjes së drunjve dhe marrjes së pishave, informon INA.

“Kemi marrë vendim që të ndalohet prerja e pyllit dhe marrjave pishave nga lokacioni vreshtat e fshatit. Të hënën ftojmë drejtorin e pyjeve që të vjen në ambientet e shkollës së fshatit dhe të jap sqarime rreth situatës aktuale”, thuhet në kërkesën e banorëve.

Ata thonë se ndalojnë rreptësisht hyrjen mjeteve transportuse që së fundi kanë si synim realizimin e ngarkesave me drunjt nga pishat e vreshtave të fshatit dhe mali i Dollogozhdës.

“Qëllimi i protestës ka qëllim për ti ndalu të gjitha ata kompani që jan duke pre pyllin e fshatit gjë që ka dëmtuar eko-sistemin e fshatit”, thuhet në reagimin e bashkësisë lokale të Dollogozhdës dhe rinisë së fshatit. (INA)

Komentet

komentet