Banorët e Kumanovës ende pa ujë të pijshëm, presin rezultatet e analizave

Picture of INA
INA

27/05/2024

Banorët e Kumanovës vazhdojnë të përballen me pasiguri në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë që presin rezultatet përfundimtare të analizave nga Qendra e Shëndetit Publik. Drejtori i ndërmarrjes publike “Vodovod”, Oliver Stojmanovski, informoi se rezultatet e tri analizave të njëpasnjëshme, të marra nga dhjetë lokacione të ndryshme nëpër qytet, priten të publikohen nesër deri në orën 14:00.

Procesi i testimit, i cili zgjat 48 orë për çdo analizë, ka filluar pas shqetësimeve për cilësinë e ujit të pijshëm, veçanërisht pas një serie reshjesh të dendura që kanë ndodhur në rajon. Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Biljana Ivanovska, theksoi se pacientët që kërkojnë trajtim për probleme të mundshme të shkaktuara nga uji po dërgohen në klinikat në Shkup deri në marrjen e rezultateve përfundimtare.

Ndërkohë, qytetarët kanë marrë rekomandime për të zier ujin për pije deri në njoftimin përfundimtar, ndërsa institucione të ndryshme si çerdhet dhe shtëpitë e të moshuarve kanë siguruar furnizime të përkohshme të ujit të pijshëm. Marina Aleksovska, drejtoresha e çerdhes “Engjëll Shajçe”, njoftoi se institucioni ka marrë mbi 1220 litra ujë si donacion nga tre furnizues, përveç blerjes së bëra më parë.

Problemet me furnizimin me ujë janë vërejtur veçanërisht në zonat më të larta të qytetit, ku banorët përballen me vështirësi në marrjen e ujit të mjaftueshëm për nevojat e tyre ditore. Stojmanovski ka bërë thirrje për përdorim racional të ujit nga qytetarët për të shmangur mungesat e mëtejshme.

Raportet e fundit tregojnë se situata është stabilizuar në pjesën më të madhe të qytetit, përveç disa vështirësive të mbetura në zonat periferike si vendbanimi “Karposh”. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë ngushtë situatën dhe të marrin masa për të siguruar që të gjithë banorët kanë qasje në ujë të sigurt dhe të pastër për pije.

TË FUNDIT
16 minuta
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
1 orë
Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve
1 orë
Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së
2 orë
ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit
2 orë
Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

ME TE LEXUARA

21 orë
Ndryshimet e ligjit për vetëqeverisje lokale: Shumica e re në kërkim të 80 votave
19 orë
Spasovski ja çfarë thotë për Qeverinë e re VMRO-VLEN-ZNAM
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re
21 orë
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim shtesë për gjyqtarin Naqe Georgiev
18 orë
Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale
1 ditë
Buçkovski: Me Marrëveshjen e Ohrit u bëmë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti LD 2

Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit

moti Vapa nxehti temperaturat

Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

ilire-dauti

Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së

fondi

ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

Prokuroria

Hetim ndaj pesë personave të dyshuar për dhunë në Qendrën Klinike Shkup

TARAVARI MICKOSKI

Nga dita e parë e Qeverisë do të shkarkohen drejtorët ekonomik të Klinikave, paralajmëron Taravari

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

Afrim Gashi

Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re

INFO

NA NDIQ