Banorët e Lubotenit të revoltuar: Vetë Zaevi na tha punojeni duhanin!

0

Banorët e Luboteni janë shprehur të revoltuar nga aksioni i sotëm policor. Sipas tyre policia është dashur nga ata në mënyrë të qetë të kërkoj makinat për përpunimin e duhanit dhe jo me dhunë.
Sipas tyre policia po ua merr kafshatën e gojës
“Ne punësime nuk kena fare. Na tjetër punë nuk kemi. Le të na ofrojnë punë dhe na nuk e punojmë këtë më. Nuk na kanë dërguar letër. Nuk reagon as partia asgjë hiq”, deklaroi një banor për TV SHENJA.
“Vetë Zaevi ishte këtu dhe na ka thënë se mund ta punojnë duhanin. Ishte edhe ai i bujqësisë. Na thanë se nuk është problem të punohet, ndërsa sot vijnë e marrin. Të trishtohen fëmijët nuk u falet”, tha njëri prej banorëve për TV SHENJA.
Aksionin policor mund ta ndiqni në faqen zyrtare të TV SHENJA në facebook, ose duke klikuar KËTU.