Banorët e malësisë së Tetovës edhe pse jetojnë në mal, blejnë dru! Qytetarët s’kanë fletë pronësi në emër të tyre

Picture of INA
INA

18/10/2025

Përderisa çmimet e drurit për ngrohje në treg janë duke u rritur, ndërsa temperaturat tashmë për dy javë janë ulur, druri për ngrohje është i domosdoshëm, ndërsa çmimet në treg janë rritur nga viti në vit. Edhe nuk duan të flasin para kamerave, shitësit e drutë thonë se një metër kub dru në treg është 75 euro e më lartë, ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë janë duke gjetur alternativa të tjera për t’u ngrohur. Por tashmë për tre vite, Mali Sharr është shtrirë pjesërisht në parkun kombëtar, edhe shumica e fshatrave janë në atarin e parkut kombëtar, dhe banorët gjithnjë hasin vështirësi për të prerë drunj në malin e tyre apo tokën e tyre. Nga parku kombëtar thonë se procedurat janë të thjeshta.
Logo
Maqedoni
Banorët e malësisë së Tetovës edhe pse jetojnë në mal, blejnë dru! Qytetarët s’kanë fletë pronësi në emër të tyre
Senat Zylbehari
By
Senat Zylbehari
18/10/2025 17:07

Përderisa çmimet e drurit për ngrohje në treg janë duke u rritur, ndërsa temperaturat tashmë për dy javë janë ulur, druri për ngrohje është i domosdoshëm, ndërsa çmimet në treg janë rritur nga viti në vit. Edhe nuk duan të flasin para kamerave, shitësit e drutë thonë se një metër kub dru në treg është 75 euro e më lartë, ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë janë duke gjetur alternativa të tjera për t’u ngrohur. Por tashmë për tre vite, Mali Sharr është shtrirë pjesërisht në parkun kombëtar, edhe shumica e fshatrave janë në atarin e parkut kombëtar, dhe banorët gjithnjë hasin vështirësi për të prerë drunj në malin e tyre apo tokën e tyre. Nga parku kombëtar thonë se procedurat janë të thjeshta.

“Çdo person që ka nevojë të shfrytëzojë masë druri nga mali i tij, por edhe nëse nuk është mal, por është tokë, shumë thjeshtë e zgjedhim atë procedurë. Nëse është mal, duhet të dorëzoj kërkesë në institucionin tonë, të bashkëngjitur me fletë-pronësi dhe elaborate gjeodezik për identifikimin e parcelës; nëse është tokë, fletë-pronësi dhe skicë. Shumë shpejt ekipet tona dalin në teren, bëjnë vlerësim, identifikojnë nëse ka masë për prerje, jepet leja për prerje. Shërbimi që paguajnë në park është simbolik, 300 den për metër kub, dhe më pas pronari mund ta presë. Kur kryhet prerja, përsëri lajmërohet ekipi ynë në terren, e shënjon dhe jep dokumentet e nevojshme, dokument që të mund në mënyrë të rehatshme dhe ligjore ta transportojë”, tha Milorad Andrejieski – Parku Kombëtar Mali Sharr.

Por nga bashkësia lokale e fshatit Gajre thonë se problemi është pasi që banorët të gjithë pronat i kanë në parkun kombëtar dhe ata hasin vështirësi tek dokumentacioni, pasi që nuk i kanë të gjithë mbi vete dhe kjo ua pamundëson atyre që të mund të presin drunj në malin e tyre, dhe për këtë shkak detyrohen të blejnë.
“Problemi kryesor i banorëve të fshatit Gajre është se të gjithë malet janë mbi fshat dhe gravitojnë në parkun kombëtar, dhe hasin vështirësi tek dokumentacionet apo leja e prerjeve të drunjve, pasi shumica nga ne nuk kanë fletë-pronësi të maleve. Problemi kryesor është ky: më lehtë dhe më lirë u vjen që të blejnë drunj, se sa të aplikojnë dhe të shkojnë të marrin leje për drutë”, theksoi Rexhep Halili nga Bashkësia Lokale Gajre.

Prerja e drunjve në prona shterpore tani për tani është e pamundur shkaku i lejes së posaçme që duhet të merret, ndërsa deri sa banorët e malësisë së Tetovës të hedhin tokat e tyre në emër të tyre, ata do të detyrohen që të blejnë drunj nga qyteti. Ndërsa prerja e drunjve në mënyrë ilegale thuajse ka rënë në zero, shkaku i dënimeve të larta dhe konfiskimit të mjeteve që transportojnë dru.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË